Aktuale
Dasma në zemër të Toskanës: Dove Cameron dhe Damiano David kurorëzojnë dashurinë e tyre
Reklamë e Sponsorizuar
Aktorja dhe këngëtarja e mirënjohur, Dove Cameron, dhe frontmeni i grupit të famshëm italian 'Maneskin', Damiano David, kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre në martesë. Ceremonia romantike u zhvillua ditën e djeshme në ambientet piktoreske të Toskanës, në Itali, ndërsa imazhet e para nga kjo ditë e veçantë kanë pushtuar tashmë rrjetet sociale.
30-vjeçarja u shfaq për altarit me një veshje elegante, e cila theksonte belin, të kombinuar me një pelerinë të derdhur dhe një kravatë të bardhë. Nga ana tjetër, fituesi i Eurovizionit 2021 zgjodhi një kostum në nuanca kremi, të kompletuar me një shall mëndafshi, duke i dhënë një pamje klasike dhe të sofistikuar ceremonisë.
Historia e dashurisë së çiftit u përfol për herë të parë në shtator të vitit 2023, kur Cameron u pa në një nga koncertet e grupit 'Maneskin'. Megjithatë, dyshja vendosi ta konfirmojë lidhjen e tyre publikisht në shkurt të vitit 2024 përmes një postimi në Instagram, ku aktorja ndau një moment të ëmbël me ndjekësit, ku David shihej duke mbajtur këpucët e saj me taka.
Kujtojmë se hapi i parë drejt kësaj martese u bë në fillim të këtij viti, kur çifti njoftoi zyrtarisht fejesën e tyre, duke gëzuar fansat e shumtë në mbarë botën.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: