Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Goditje e fortë për Infantinon: Gjermania i bashkohet Zvicrës dhe i heq mbështetjen kreut të FIFA-s

Redaksia Lajmetereja • 06-10-2026 10:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Goditje e fortë për Infantinon: Gjermania i bashkohet Zvicrës dhe i heq mbështetjen kreut të FIFA-s
Pas lëvizjes së ngjashme nga Federata Zvicerane e Futbollit (SFV), vala e pakënaqësisë ndaj kreut të FIFA-s ka përfshirë edhe Gjermaninë. Gjatë një interviste për “Tagesspiegel”, presidenti i DFB-së, Bernd Neuendorf, ka shprehur hapur distancimin e tij nga Gianni Infantino. “Pozicioni i tij si president i FIFA-s nuk është më i qëndrueshëm. Unë tashmë jam distancuar qartë prej tij kohët e fundit. Në komitetin ekzekutiv të DFB-së, kemi vendosur zyrtarisht dhe në mënyrë unanime të mos e rizgjedhim atë në Kongresin e FIFA-s në mars,” deklaroi 65-vjeçari. Në radhët e Federatës Gjermane të Futbollit mbretëron bindja se Infantino ka konsumuar çdo shans dhe ka humbur përfundimisht besimin e institucioneve pas skenave dhe vendimeve që shoqëruan Kampionatin e fundit Botëror. Duke ilustruar këtë qëndrim të prerë, kreu i futbollit gjerman u shpreh se “duhet ta largojmë atë nga fusha e lojës”. Pavarësisht kësaj krite të hapur dhe pakënaqësive në rritje, deri në këto momente nuk është zyrtarizuar asnjë kundërkandidat përballë Infantinos, ndërkohë që afati i fundit zyrtar për dorëzimin e kandidaturave drejt zgjedhjeve të 18 marsit është caktuar data 18 nëntor.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar