Aktuale
E ardhmja është blaugrana: Barcelona arrin marrëveshjen afatgjatë me yllin e Hansi Flick
Reklamë e Sponsorizuar
Raphinha do të jetë pjesë e rëndësishme e projektit të Barcelonës edhe për vitet e ardhshme. Sulmuesi brazilian ka vënë firmën e tij në kontratën e re, e cila do ta mbajë të lidhur me klubin katalanas deri në muajin qershor të vitit 2030.
Zyrtarizimi i këtij akordi nga ana e drejtuesve të klubit pritet të bëhet publik gjatë kësaj fundjave. Zyrtarizimi është planifikuar në të njëjtën kohë me përfundimin e angazhimeve të kombëtareve, pikërisht kur La Liga të rikthehet me ndeshjet e radhës.
Për lojtin brazilian, i cili mban gjithashtu shiritin e kapitenit, ky edicion ka nisur në mënyrë fantastike. Ai është shndërruar në një element të pazëvendësueshëm, si në skemat e skuadrës së Barcelonës, ashtu edhe në radhët e Kombëtares së Brazilit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: