Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Aksion mbarëkombëtar kundër abuzimit me ujin: Afati i fundit për lavazhet dhe paralajmërimi i rreptë

Redaksia Lajmetereja • 06-10-2026 10:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Aksion mbarëkombëtar kundër abuzimit me ujin: Afati i fundit për lavazhet dhe paralajmërimi i rreptë
Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve ka ndërmarrë një operacion të gjerë verifikimi në shkallë vendi, duke vënë në shënjestër mënyrën se si lavazhet përdorin ujin e pijshëm. Sipas rregulloreve të Kodit të Furnizimit me Ujë, shfrytëzimi i ujit të pijshëm për këtë lloj aktiviteti është rreptësisht i ndaluar. Për këtë arsye, çdo biznes i këtij sektori që deri më tani është furnizuar nga rrjeti publik ka kohë deri në datën 31 tetor për t'i dhënë fund kësaj pratique dhe për të gjetur një burim tjetër alternativ dhe të ligjshëm. “Thirrja jonë është e qartë: mos prisni kontrollin. Merrni masat brenda 31 tetorit. Pas kësaj date do të intensifikohen kontrollet dhe do të zbatohen masat administrative të parashikuara nga ligji”, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i AKUK, Fludian Çuka. Në fjalën e tij, kreu i AKUK-së vuri theksin te fakti se nuk do të ketë asnjë lloj lëshimi apo tolerance për personat që kapen me lidhje abuzive. “Ndërhyrja e paligjshme në rrjet është vepër penale. Çdo lidhje e paligjshme që do të konstatohet do të dokumentohet dhe do t’u referohet organeve kompetente. Pa përjashtim.” Nga ana e institucionit shpjegohet se ky abuzim rrit ndjeshëm humbjet e ujit, shkakton probleme me presionin dhe mbarëvajtjen e rrjetit, si dhe dëmton drejtpërdrejt furnizimin e rregullt të qytetarëve. Inspektimet do të shtrihen në çdo cep të vendit. Çdo shkelje do të regjistrohet zyrtarisht dhe ndaj subjektit përgjegjës do të merren masat e plota të përcaktuara në kuadrin ligjor aktual. “Rrjeti publik i ujit të pijshëm është pasuri e përbashkët dhe askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në të në mënyrë të paligjshme.”
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar