Politikë
Afati ngushtohet, Tahiri fton deputetët në Kuvend për votimin e Ligjit të Dhomave të Specializuara
Reklamë e Sponsorizuar
Kreu i deputetëve të Aleancës, Besnik Tahiri, u ka drejtuar një thirrje urgjente ligjvënësve që t'i rikthehen sallës plenare të Kuvendit për të miratuar Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke kujtuar se kanë mbetur vetëm 13 orë deri në skadimin e afatit zyrtar.
Gjatë prononcimit të tij, Tahiri nënvizoi se ky votim nuk përbën vetëm një detyrim ligjor, por është kyç edhe për finalizimin e konstituimit të institucioneve të vendit, ndërkohë që u bëri thirrje përfaqësuesve të popullit që të rreshtohen së bashku në mbrojtje dhe mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Është ora 11:00 dhe jemi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, kur kanë mbetur vetëm edhe 13 orë deri në votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe konstituimin e plotë të institucioneve. Ju bëjmë thirrje kolegëve deputetë: ejani në Kuvend ta votojmë Ligjin për Dhomat e Specializuara, të bashkohemi sot, gjithmonë në anën e drejtë të historisë, rreth UÇK-së, vlerës më të lartë të kombit. Kosova na thërret”, u shpreh ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: