Politikë
Kurti mbetet i rezervuar rreth takimeve politike dhe seancës për Ligjin e Speciales
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri Albin Kurti ka shmangur përgjigjet konkrete lidhur me mundësinë e zhvillimit të takimeve të reja me krerët e subjekteve politike, si dhe për caktimin e ndonjë seance të jashtëzakonshme parlamentare ku pritet të votohet në lexim të dytë projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
I ballafaquar me pyetjet e gazetarëve rreth këtyre zhvillimeve, kreu i ekzekutivit ka preferuar të mos japë detaje, duke theksuar se qëndrimet dhe sqarimet për këto tema do t'i bëjë publike nga institucionet përkatëse.
“Do të flasim prej Kuvendit e Qeverisë për këto çështje”, u përgjigj shkurtimisht kryeministri Kurti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: