Aktuale
Nis zbulimi i banorëve: Kitaristi i njohur konfirmon hyrjen në ‘Big Brother VIP Kosova’
Reklamë e Sponsorizuar
Përgatitjet për edicionin e ri të spektaklit më të ndjekur në vend kanë nisur të marrin formë, ndërkohë që është zyrtarizuar edhe emri i parë që do të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme. Bëhet fjalë për artistin dhe kitaristin e mirënjohur, Shefqet Hoxha – Sheki, i cili ka pranuar sfidën e këtij formati televiziv.
Gjatë një paraqitjeje televizive në ATV, Hoxha ka ndarë detajet rreth këtij angazhimi, duke treguar se bisedimet me produksionin kishin nisur edhe një vit më parë, por marrëveshja ishte arritur vetëm për këtë edicion.
“Po, do të jem. Vitin e kaluar më kanë ftuar, nuk jemi dakorduar, sivjet u dakorduam edhe do të më shihni”, u shpreh ai gjatë intervistës.
Interesant është fakti se muzikanti nuk ka ndjekur më parë asnjë nga episodet e transmetuara të këtij reality show, ndaj dhe hyn në këtë garë pa pasur një taktikë apo plan të mirëmenduar loje.
“Asnjë episod nuk e kam shikuar. Apriori aty nuk i pranoj, por fukaraja po ia bëjke, me trokit në derë të hasmit. Me pas pensionin më të madh ndoshta nuk kisha shkuar”, tha ai me sinqeritet.
Pos kësaj, artisti ka pranuar hapur se faktori financiar ka luajtur një rol kyç në vendimin e tij për të pranuar ftesën e produksionit.
“Njëra nga arsyet ishte pagesa, pagesa ishte qendrore. Sa do të qëndroj aty do të shohim. Hiç nuk e di, asgjë nuk kam. Do të shkoj me spontanitet të jetës”, shtoi Hoxha, duke lënë të kuptohet se rrugëtimi i tij do të varet plotësisht nga rrjedha e ngjarjeve brenda shtëpisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: