Aktuale
Kur dënimet bëhen çështje numrash e viktimash: Prapaskenat e reagimit institucional dhe rreziku i veprimeve me ngut
Reklamë e Sponsorizuar
Pasi drejtësia ka konfirmuar fajësinë për krimet ndaj 96 personave të vrarë, trajtimin mizor të 49 të tjerëve, torturimin e 303 qytetarëve dhe ndalimin arbitrar të 385 të dëmtuarve, bëhet e qartë se çështja nuk ka të bëjë vetëm me katër personat që ndodhen në Hagë.
Në qendër të kësaj situate qëndrojnë qindra viktima dhe familjarët e tyre, çka kërkon qasje gjakftohtë dhe jo thjesht reagime emocionale. Parlamenti nuk është dashur të nxirrte vendime pa shqyrtuar e analizuar më parë aktgjykimin në tërësi, pasi dokumentet e tilla nuk ndryshohen në Kuvend.
Një vendim i tillë mund të kontestohet dhe të kalojë në rishikim vetëm përmes rrugës ligjore të ankesës pranë Gjykatës së Apelit.
Të dyja palët, si mbrojtja ashtu edhe akuza, kanë afat deri më 27 nëntor 2026 për të vepruar, ndërsa shteti është dashur të dëshmojë seriozitet, të zgjidhte çështjen e kreut të shtetit për dekretimin e ligjeve, të analizonte dokumentet e nënshkruara, të lexonte aktvendimin e plotë dhe të reagonte me përgjegjësi prej institucioni e jo si protestues në rrugë.
Nëse Partia Demokratike e Kosovës apo Kuvendi posedojnë prova ose fakte se konstatimet e trupit gjykues janë të fabrikuara apo shpifje, ato duhet t'i dorëzohen menjëherë avokatëve mbrojtës për t'u shfrytëzuar në Gjykatën e Apelit, e jo të veprohet me ngut e eufori.
Veprimet duhet të bëhen mbi baza profesionale, me kompetencë, drejtësi e përgjegjësi, duke shmangur instrumentalizimin për fushatë elektorale, siç po ndodh aktualisht ku PDK-ja duket se ka vepruar e kapluar nga frika e zgjedhjeve.
Duke mos i kontestuar krimet e vërtetuara nga gjykata, lëvizja e nxituar e PDK-së mund të krijojë perceptimin se pranohet kryerja e tyre, por synohet shmangia e dënimit ose sigurimi i të drejtës së presidentit për t'i falur të dënuarit.
Me këtë nxitim, ndërkombëtarëve iu përcjell imazhi i një shteti që vepron nën panik dhe përmes aventurizmit politik, e jo përmes dijes, urtësisë dhe përgjegjësisë institucionale.
Për të ofruar një ndihmë reale, nevojitet maturi dhe reflektim i thellë, sepse çdo ndihmë e keqorganizuar rrezikon të kthehet në dëm të vetë Kosovës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: