Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

A dështoi teoria e Francis Fukujamas? E vërteta pas tezës së famshme për “Fundin e Historisë”

Redaksia Lajmetereja • 06-10-2026 06:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
A dështoi teoria e Francis Fukujamas? E vërteta pas tezës së famshme për “Fundin e Historisë”
Kjo pyetje prek një debat të madh në filozofinë politike dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. A thua fundi i Luftës së Ftohtë ishte fitore përfundimtare e demokracisë liberale, apo Francis Fukujama këtë ngjarje e interpretoi në mënyrë shumë optimiste? Muri i Berlinit ra më 9 nëntor 1989. Kjo ngjarje e simbolizoi dobësimin e regjimeve komuniste në Evropën Lindore dhe fundin e ndarjes së Evropës në dy blloqe rivale. Fukujama rënien e tij e interpretoi si fitoren përfundimtare të demokracisë liberale, si dhe si fundin e konfliktit ideologjik. Kjo, siç duket, nuk është edhe aq përfundimtare sa u përpoq t’i shpjegonte i njëjti ndodhitë e asaj kohe. Për faktin se, viteve të fundit, ngjarjet në skenën ndërkombëtare morën kahje tjetër, duke i pasur parasysh të njëjtat, tani parashtrohet pyetja shumë logjike: a thua vallë Fukujama ishte shumë optimist me teorinë e tij për “Fundin e Historisë”? Jo, Francis Fukujama nuk bëri ndonjë gabim, por teza e tij është keqkuptuar. Kur e botoi librin e tij të famshëm “Fundi i Historisë dhe Njeriu i Fundit” në vitin 1992, Fukujama nuk tha se nuk do të ndodhte më asgjë në botë, si luftërat, krizat ose zgjedhjet. Ndërsa ngjarjet e fundit gjeopolitike, si lufta në Lindjen e Mesme, ajo në Ukrainë apo ngritja e Kinës, mund të duken se e kundërshtojnë atë në shikim të parë, por është shumë e rëndësishme të kuptohet se çfarë nënkuptonte ai në të vërtetë me “Fundin e Historisë”. Për Fukujamën, historia i referohet evolucionit të sistemeve kryesore ideologjike të njerëzimit (monarkia, fashizmi dhe komunizmi). Pasi ra Muri i Berlinit dhe u shemb BRSS-ja, ai pohoi se demokracia liberale dhe kapitalizmi e përfaqësonin kulmin e këtij evolucioni ideologjik. Sipas tij, asnjë model tjetër superior ose më i qëndrueshëm nuk mund ta konkurronte të njëjtin në shkallë globale. Shumë komentues menduan se ai po parashikonte një botë paqësore, të qëndrueshme dhe pa konflikte. Megjithatë, vetë Fukujama kishte paralajmëruar që në fillim se tranzicioni do të ishte i dhunshëm, se luftërat lokale do të vazhdonin dhe se modeli demokratik mund të ngecte ose të pësonte regres të përkohshëm në rajone të caktuara. Edhe pse ai menjëherë e pranoi se i ka nënvlerësuar disa vështirësi, veçanërisht rëndësinë thelbësore të qeverisjes së mirë dhe shkatërrimet e populizmit, qëndrimi i tij themelor mbetet i pandryshuar. Regjimet autoritare si Kina dhe Rusia e sfidojnë Perëndimin, por ato nuk ofrojnë një ideologji të përgjithshme që njerëzit në mbarë botën do ta përqafojnë në mënyrë aktive. Sipas tij, demokracia liberale mbetet i vetmi horizont politik që thellësisht e plotëson nevojën e qenieve njerëzore për njohje dhe liri. Në fund, Fukujama nuk gaboi në lidhje me faktet të cilat vazhdojnë të grumbullohen, por formulimi shumë provokues i librit të tij i shtyu komentuesit që t’i interpretonin tezat e tij tepër gjerë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar