Aktuale
Haziri paralajmëron vijimin e protestave: Kërkesa jonë mbetet pa përgjigje institucionale
Reklamë e Sponsorizuar
Organizatori i nismës protestuese “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka bërë të ditur se tubimet do të vijojnë, për shkak se, sipas tij, institucionet nuk kanë kthyer ende asnjë përgjigje zyrtare ndaj kërkesave të tyre.
Gjatë një reagimi publik, ai ka theksuar se gjatë mbrëmjes së kaluar durimi i qytetarëve të mbledhur është testuar rëndë.
“Sonte nuk mbeti pa u votuar vetëm një ligj. Sonte mbeti pa përgjigje një kërkesë për të cilën njerëzit qëndruan 20 ditë e 20 net në shesh. Sonte u vu në provë durimi i tyre. Gaz lotsjellës. Tensione. Përplasje. Por protesta vazhdon. Sepse kjo nuk është vetëm një natë. Është një kërkesë që ende pret përgjigje. UÇK-ja na bashkoi atëherë. UÇK-ja po na bashkon përsëri. VOTOJENI LIGJIN. JO NË EMRIN TIM”, ka shkruar ndër të tjera Haziri.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: