Kronikë
Tensione në kryeqytet: Policia prangos Atdhe Thaçin, nipin e ish-presidentit Hashim Thaçi
Reklamë e Sponsorizuar
Forcat e Policisë së Kosovës kanë ndërhyrë në sheshin e Prishtinës, duke arrestuar Atdhe Thaçin, nipin e ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi.
Ky veprim i forcave të rendit ka ngritur menjëherë tensionet në terren, duke shkaktuar reagimin e ashpër të qytetarëve të pranishëm në protestë, të cilët kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.
Në shenjë pakënaqësie ndaj ndërhyrjes, turma e protestuesve është drejtuar nga efektivët e policisë me thirrjet "Marre, marre".
Ndërkohë, situata e sigurisë në shesh vijon të mbetet kritike dhe e tensionuar, pasi autoritetet policore janë detyruar të përdorin gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e protestuesve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: