Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Prapaskenat e takimit Kurti-Hamza, Deliu: Kryeministri bëri Pazar me votën për presidentin dhe Ligjin e Speciales

Redaksia Lajmetereja • 05-10-2026 17:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Prapaskenat e takimit Kurti-Hamza, Deliu: Kryeministri bëri Pazar me votën për presidentin dhe Ligjin e Speciales
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka bërë publike detaje nga takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe Bedri Hamzës, duke e akuzuar kreun e ekzekutivit për vendosjen e kushteve politike. Sipas saj, kreu i qeverisë ka kushtëzuar sigurimin e votave për zgjedhjen e presidentit me miratimin e Projektligjit për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale. "Votoma Presidentin, ta votoj ligjin", a ka shprehje ma të qartë të pazarit me kauzën e çlirimtarëve? Po thoni se UÇK-ja është e të gjithëve", ka shkruar Deliu në rrjetin social Facebook. Më tej, ajo ka ngritur pyetje mbi këtë qasje, duke kërkuar llogari se përse mbështetja për këtë projektligj lidhet ngushtë me përfitimet politike personale. "Atëherë pse vota juaj për ligjin varet prej asaj çka merrni për vete? Nëse UÇK-ja është e të gjithëve, edhe përgjegjësia është e të gjithëve. Votojeni ligjin pa ia vu çmimin", ka përfunduar reagimin e saj deputetja e PDK-së.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar