Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Presioni ndaj maturantëve për protesta, reagon prerë Ministria e Arsimit

Redaksia Lajmetereja • 05-10-2026 16:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Presioni ndaj maturantëve për protesta, reagon prerë Ministria e Arsimit
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka lëshuar një reagim zyrtar pasi ka siguruar informacione dhe dëshmi se në grupe të ndryshme të prindërve në rrjetet sociale janë shpërndarë thirrje për pjesëmarrje të detyrueshme të maturantëve në protestën e paralajmëruar për sot, më 5.10.2026, e cila organizohet në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për mbrojtjen e vlerave të saj. “MASh rikujton se asnjë nxënës nuk mund të detyrohet apo t’i bëhet presion për pjesëmarrje në protesta apo tubime publike”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e këtij dikasteri. Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për të mitur, ku shumica e nxënësve janë nën moshën 18-vjeçare, institucionet arsimore mbajnë një përgjegjësi parësore për ruajtjen e sigurisë së lor, respektimin e të drejtave dhe sigurimin e mbarëvajtjes së procesit edukativ. Në këtë linjë, autoritetet theksojnë se orari i rregullt mësimor duhet të zbatohet me përpikëri dhe nxënësit nuk lejohet të organizohen apo të lënë orët e mësimit për kurrfarë qëllimi. Në vijim të njoftimit, ministria u ka bërë thirrje drejtorive komunale të arsimit dhe vetë shkollave që të mobilizohen dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm për zbatimin e këtyre rregullave. “Inspektorati Qendror i Arsimit, në kuadër të kompetencave të tij ligjore, do të monitorojë zbatimin e këtyre kërkesave dhe do të trajtojë çdo informacion apo ankesë lidhur me detyrimin, presionin ndaj nxënësve apo pengimin e zhvillimit të rregullt të procesit mësimor”, përfundon njoftimi i ministrisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar