Politikë
Tensionet para Kuvendit, Haziri i lëshon ultimatum ligjvënësve: S’dilni nga godina pa kaluar mbi ne
Reklamë e Sponsorizuar
Turma e qytetarëve të mbledhur para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës po vijon protestën, duke kërkuar me këmbëngulje miratimin e projektligjit për Dhomat e Specializuara.
Në një prononcim nga terreni, përfaqësuesi i protestuesve Çlirim Haziri ka lëshuar një paralajmërim të rreptë se ligjvënësit nuk do të lejohen të largohen të lirë nga ambientet parlamentare.
“Pa shkelur mbi trupat tanë, nuk do të ketë mundësi asnjë deputet i asnjë partie të dalë sonte nga kjo sallë e Kuvendit. Do të shtrihemi në tokë, le të na shkelin neve dhe le të vazhdojnë tek familjet e tyre”, është shprehur Haziri gjatë fjalës së tij.
Ndërkohë, protestuesit vazhdojnë të mbajnë të bllokuar zonën përreth parlamentit, ndërsa situata në terren mbetet e tensionuar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: