Politikë
Kalon në lexim të parë Projektligji për Byronë Shtetërore, ja vota surprizë nga radhët e PDK-së
Reklamë e Sponsorizuar
Kuvendi i Kosovës ka hedhur hapin e parë drejt miratimit zyrtar, duke kaluar në shqyrtim të parë Projektligjin nr. 11/L-006 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Dokumenti ligjor ka siguruar konsensus nga ligjvënësit e pranishëm në seancë, duke u miratuar me 81 vota pro, pa pasur asnjë votë kundër apo abstenim.
Megjithatë, procesi i votimit është shoqëruar me zhvillime politike brenda opozitës. Nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, në sallë ka qëndruar dhe ka votuar vetëm deputeti Rrustem Mustafa. Pjesa tjetër e deputetëve të kësaj force politike ka braktisur seancën pak çaste para votimit, si reagim ndaj moshedhjes në votim të mocionit për shqyrtimin e dytë të Ligjit për Gjykatën Speciale brenda së njëjtës ditë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: