Sport
Emocione dhe spektakël në Ligën e Kombeve: Mbrëmje e zjarrtë me duele evropiane
Reklamë e Sponsorizuar
Tifozët e futbollit do të kenë mundësi të shijojnë një mbrëmje mjaft joshëse, pasi kalendari i Ligës së Kombeve rezervon përballje mjaft të tensionuara dhe vendimtare në grupet e Ligës A, B dhe C.
Në elitën e Ligës A, sytë e opinionit sportiv do të jenë të szeqendruar te dy supersfidat e orës 20:45: Francë – Belgjika dhe Italia – Turqia, takime këto që premtojnë ritëm të lartë dhe spektakël në fushë.
Ndërkohë, po në këtë fashë orari, por në kuadër të Ligës B, do të ballafaqohen mes tyre përfaqësueset e Bosnjë e Hercegovinë – Poloni, Irlandë e Veriut – Gjeorgji, Rumani – Suedi, si dhe Ukraina – Hungari.
Sa i përket Ligës C, spektakli do të nisë më herët, saktësisht në orën 18:00 me sfidën mes Qipros dhe Letonisë, ndërsa nga ora 20:45 do të luhet ndeshja ndërmjet Mali i Zi dhe Armenisë.
Të gjitha këto takime pritet të japin verdikte të rëndësishme për sa i përket tabelës së klasifikimit në grupe, duke u shndërruar në qendrën e vëmendjes për adhuruesit e futbollit anembanë Evropës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: