Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Situata me fruthin në Kosovë: Shënon rritje numri i të prekurve, IKShPK bën thirrje urgjente për imunizim

Redaksia Lajmetereja • 05-10-2026 13:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Situata me fruthin në Kosovë: Shënon rritje numri i të prekurve, IKShPK bën thirrje urgjente për imunizim
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka kërkuar nga qytetarët që t'i përgjigjen masivisht thirrjes për vaksinimin e fëmijëve, duke e vlerësuar këtë proces si mjetin kryesor dhe më të suksesshëm për parandalimin e fruthit dhe infeksioneve të tjera ngjitëse. Sipas shifrave zyrtare të bëra publike nga ky institucion, periudha nga 16 prilli deri më 4 tetor 2026 ka shënuar gjithsej 186 raste pozitive me fruth në vend, ku vetëm gjatë shtatë ditëve të fundit janë shtuar edhe gjashtë pacientë të rinj. Të dhënat tregojnë se mbi 95 për qind e personave të prekur nga ky virus nuk e kishin marrë më parë vaksinën mbrojtëse MMR. “Për këtë arsye, krahas vaksinimit të rregullt sipas kalendarit kombëtar, IKShPK ka intensifikuar edhe vaksinimin e vonuar (catch-up), për fëmijët që për arsye të ndryshme e kanë shtyrë atë. Si rezultat i kësaj fushate, gjatë këtij viti janë vaksinuar mbi 3,176 fëmijë të grupmoshës 2–5 vjeç, duke konfirmuar ndërgjegjësimin e lartë dhe angazhimin e prindërve për të siguruar shëndetin e fëmijëve të tyre”. “IKShPK vlerëson lart kontributin e prindërve, profesionistëve shëndetësorë, institucioneve dhe qytetarëve për rritjen e shkallës së vaksinimit. Çdo fëmijë i vaksinuar është një jetë më shumë e mbrojtur dhe një hap më afër ndërprerjes definitive të përhapjes së fruthit”, thuhet në njoftimin e Insitutit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar