Sport
Anthony Gordon: A do të mundet ndonjëherë Anglia të barazojë stilin e Spanjës?
Reklamë e Sponsorizuar
Sulmuesi i talentuar i Barcelonës, Anthony Gordon, ka shprehur skepticizëm se futbollistët anglezë do të mund të arrijnë ndonjëherë standardin dhe mënyrën e lojës që karakterizon përfaqësuesen dhe futbollin spanjoll.
Sipas tij, vetë zotërimi i topit dhe qetësia në fushë tregojnë diferencën e madhe mes dy kulturave futbollistike, ndërsa theksoi se Ishulli nuk posedon të njëjtën qasje taktike për të menaxhuar rrjedhën e sfidave.
“Në Angli nuk e kemi cilësinë që kanë spanjollët, aftësinë për të kontrolluar ndeshjet siç e bëjnë ata”, u shpreh Gordon.
Ai shtoi se ky element nuk përfshihet në ADN-mon e futbollit anglez dhe se një gjë e tillë mbetet e vështirë për t'u përvetësuar, duke u bazuar tashmë në eksperiencën e tij të drejtpërdrejtë në La Liga.
“Nuk është në natyrën tonë. Madje nuk e di nëse është diçka që mund të mësohet vërtet, sepse tani që po luaj në Spanjë, mund të flas nga përvoja: mënyra se si ata e mbajnë topin është ndryshe nga çdo gjë që kam përjetuar duke luajtur në Angli”, u shpreh ai.
Në përmbyllje të prononcimit të tij, Gordon përsëriti se dallimet rrënjësore në shkollën e futbollit e bëjnë të pamundur për momentin parashikimin se kur Anglia mund ta kapërcejë këtë hendek: “Është shumë ndryshe nga çdo gjë që kam përjetuar në Angli. Prandaj, nuk e di nëse do të jemi ndonjëherë në gjendje të arrijmë në atë nivel”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: