Politikë
Debat i ashpër në Kuvend: Haxhiu kundërshton procedimin e shpejtë të PDK-së për Dhomat e Specializuara
Reklamë e Sponsorizuar
Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që Projektligji për Dhomat e Specializuara të shqyrtohet gjatë ditës, duke kërkuar trajtimin e tij urgjent nga ora 17:30.
Kjo kërkesë është ngritur nga deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, i cili ka kërkuar mbështetjen e të gjitha subjekteve politike në Kuvend.
“Sot është ditë shumë e rëndësishme, jam mirënjohës për votën për të secilit deputet për Ligjin për Dhomat e Specializuara. Mirëpo, duke pasur parasysh që është edhe kohë urgjente edhe moment i rëndësishem, në emër të grupit të PDK-së parashtroj mocionin procedural për shmangie të afateve të përcaktuara në Nenin 76 të Rregullores së Kuvendit për shqyrtimin e këtij projektligji. Propozoj që amandamentet në projektligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të mund t’i adresohen Komisionit për Legjislacion sot në ora 15:30. Komisioni duhet ta shqyrtojë projektligjin në fjalë dhe raportin me rekomandime t’ua paraqes komisionit të përhershëm”, u shpreh Tahiri.
Reagimi ndaj këtij propozimi ka qenë i ashpër nga ana e kryeparlamentares Albulena Haxhiu.
“Vetëm po ju njoftoj që kështu midis pikave të rendit të ditës nuk bëhen mocionet, ky është rregull që në vazhdimësi e kemi zbatuar. Për shkak të respektit ua kalova fjalën, por nuk është në rregull që të ndëryni midis pikave të rendit të ditës. Ne e kuptojmë ndjeshmërinë e çështjes. Dakordimi ishte: Pas takimit ndërmjet kryetarëve, përkatësisht të VV-së dhe PDK-së, pastaj mund të vijmë me një dakordim për çështjen në fjalë. Kjo u bë para shefave të grupeve parlamentare. Nuk mund ta kuptoj se si ka mundësi pak orë prej kohës që kemi marrë vesh vini e ndryshoni qëndrimit. Është shumë e rëndësishme që të jemi bashkë dhe t’i japim vendit president. Ata atje, nëse mbesim pa president, mbesin vetëm. Nuk ka më të rëndësishme sesa presidenti, jo për shkak të emrit të përveçëm, por nuk mund ta çojmë vendin në zgjedhje për shkak të presidentit. Është moskokçarje para përgjegjësive që kemi”, deklaroi Haxhiu.
Ajo shtoi se përmes veprimeve të tilla procedurale po luhet me emocionet e qytetarëve dhe protestuesve.
“UÇK’në nuk mund ta mbrojë vetëm PDK’ja”, theksoj tutje ajo.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: