Aktuale
Skandali i videove intime/ Aktori Laert Vasili shpërthen ndaj Adi Hilës: Po sikur kjo t’i ndodhte familjes sate?
Reklamë e Sponsorizuar
Vala e skandalit të krijuar nga publikimi i videove intime të figurave publike ka sjellë reagime të ashpra në opinionin publik. Ndër më të zërit ka qenë aktori i njohur Laert Vasili, i cili e ka cilësuar këtë fenomen si një nga format më brutale të dhunës psikologjike dhe njerëzore.
I ftuar në “Grida Duma Podcast”, Vasili ka preferuar ta shohë ngjarjen përtej sensacionit mediatik. Ai u ndal gjatë te dëmet e pariparueshme që ky ekspozim i ulët shkakton në jetën personale, dinjitetin dhe rrethin familjar të viktimave të këtyre sulmeve.
Gjatë diskutimit të nxehtë, aktori ka drejtuar një pyetje retorike shumë të fortë dhe personale drejtuar kompozitorit Adi Hila, duke kërkuar një reflektim të thellë mbi peshën e veprimeve: “Po t’ia bënin vajzës dhe gruas tunde atë?”
Ky skandal ka prodhuar një mori reagimesh në rrjet, ndërkohë që autoritetet ligjzbatuese kanë nisur veprimet konkrete. Vetë kompozitori Adrian Hila është paraqitur për të dëshmuar në polici mbi rrethanat e ngjarjes.
Pas hetimeve paraprake, Hila është proceduar penalisht në gjendje të lirë. Ndërkaq, dosja e plotë me provat dhe materialet përkatëse i është përcjellë Prokurorisë, ku çështja po trajtohet me akuzën zyrtare për veprën penale “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: