Botë
Turneu rajonal: Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, nis vizitën në Ballkanin Perëndimor me ndalesë edhe në Shkup
Reklamë e Sponsorizuar
Komisioni Evropian ka zyrtarizuar agjendën e turneut të radhës të presidentes së këtij institucioni, Ursula von der Leyen, e cila do të vizitojë vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë javës që vjen, duke përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.
Sipas njoftimit zyrtar, vizita e zyrtares së lartë evropiane do të nisë të mërkurën, menjëherë pas mbledhjes së Kolegjit të Komisionarëve. Ndalesa e saj e parë do të jetë në Tiranë, ku do të zhvillojë takime zyrtare me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe me kryeministrin Edi Rama.
Më pas, të enjten, ajo do të udhëtojë drejt Prishtinës, për t'u takuar me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe me kryeministrin Albin Kurti. Turneu do të vazhdojë në Podgoricë të Malit të Zi, ku ajo do të pritet nga presidenti Jakov Milatoviq dhe kryeministri Millojko Spajiq.
Itinerari i vizitave do të përmbyllet të premten në Shkup, ku kryetarja e Komisionit Evropian do të zhvillojë takime të rëndësishme me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, si dhe me kryeministrin Hristijan Mickoski, konfirmoi zëdhënësi i KE-së, Olof Gill.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: