Sport
Kurti kërkon unitet pas zgjedhjes së presidentit: Të ndërtojmë strategji kombëtare për betejat tona
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalimit të tij në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku po shqyrtohen ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, ka bërë të ditur se ekzekutivi do ta mbështesë nismën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Megjithatë, ai ka vënë theksin te nevoja urgjente që pas këtij hapi të procedohet menjëherë me zgjedhjen e presidentit të vendit.
Gjatë fjalës së tij, kreu i Qeverisë vlerësoi se vetëm përmes një shteti të konsoliduar dhe me institucione plotësisht funksionale, akterët politikë mund të bashkohen për të formuluar një strategji mbarëkombëtare, e cila do të garantojë sukses përballë zhvillimeve që lidhen me aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“Po e mbështesim këtë projektligj, që pikërisht, menjëherë edhe pas zgjedhjes së presidentit të ulemi bashkë për strategji shtetërore e kombëtare për t’na nxjerrë fitimtarë. Duhet ta kemi të qartë edhe një gjë tjetër, për të pasur një strategji të qëndrueshme për situatën e padrejtë në Hagë duhet ta kemi edhe një shtet fortë të qëndrueshëm e tërësisht funksional në Kosovë. Duhet ligj për gjykatën në Hagë, por duhet edhe president për Kosovën. Njëra pa tjetrën mund të jetë shumë e dëmshme për Kosovën. Nuk mund të pretendojmë se po e mbrojmë interesin e Kosovës në Hagë ndërkohë që lejojmë vakuum e pasiguri institucionale në Kosovë”, u shpreh ndër të tjera kryeministri Kurti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: