Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Stil dhe guxim në Paris: Brooks Nader rrëmben skenën e modës me një paraqitje shpërthyese

Redaksia Lajmetereja • 05-10-2026 07:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Stil dhe guxim në Paris: Brooks Nader rrëmben skenën e modës me një paraqitje shpërthyese
Modelja dhe aktorja e njohur amerikane, Brooks Nader, ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë fundjavës në kryeqytetin francez, ku u shfaq në sfilatën e markës së famshme “Mugler” në kuadër të Javës së Modës në Paris. 29-vjeçarja bëri bujë me një veshje mjaft elegante, por edhe provokuese. Ajo u paraqit me një kostum të guximshëm që përfshinte një xhaketë me dekolte të thellë dhe shpatulla të theksuara, e cila ishte kombinuar në mënyrë perfekte me një fund që kishte një të çarë deri në zonën e kofshës. Për të kompletuar look-un e saj, Nader zgjodhi sandale me taka dhe rripa delikatë. Stilimi i flokëve në formë voluminoze dhe grimi i sofistikuar i dhanë asaj një pamje që la pa fjalë të pranishmit në ngjarje. Kjo paraqitje vjen menjëherë pas angazhimeve të tjera të bujshme të modeles, e cila vetëm pak ditë më parë ishte e pranishme edhe në Javën e Modës në Milano, duke u shfaqur në eventin e markës prestigjioze “Dolce & Gabbana”. Përveç suksesit në fushën e modës, Brooks ka zgjeruar horizontet e saj edhe drejt aktrimit. Ajo ka përfunduar së fundmi xhirimet në Malibu për ribërjen (reboot) e serialit kult të viteve ’90, “Baywatch”, i cili dikur shndërroi Pamela Anderson në një ikonë globale. Në këtë version të ri, Nader do t'i jep jetë karakterit të Selenes. Ky projekt i ri kinematografik synon të sjellë sërish në vëmendje universin e njohur të rojetëve të plazhit, përmes një nisme të përshtatur me dinamikat e një audience moderne.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar