Kronikë
Nisma për Gjykatën Speciale, Endrit Thaçi u bën thirrje subjekteve politike të bashkohen për ndryshimin e ligjit
Reklamë e Sponsorizuar
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, u ka bërë apel forcave politike në vend që të unifikojnë qëndrimet e tyre rreth Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit që rregullon funksionimin e Dhomave të Specializuara.
Këto deklarata ai i ka bërë në një prononcim për TV Dukagjini, në kuadër të tubimit protestues “Jo në emrin tim”, ku ka kaktuar theksin te nevoja e mbështetjes gjithëpërfshirëse politike për këtë nismë ligjore.
“Ju ftoj të gjitha partitë që të bëhen bashkë edhe ta kalojnë ligjin për Gjykatën Speciale”, ka theksuar Thaçi gjatë fjalës së tij.
Në vijim, ai ka shprehur falënderime të thella për qytetarët e pranishëm dhe mbarë opinionin publik, të cilët, sipas tij, kanë ofruar një mbështetje të vyer përmes pjesëmarrjes në këtë protestë.
“I falënderoj të gjithë popullin për mbështetje”, ka përmbyllur deklaratën e tij Endrit Thaçi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: