Sport
Analizë: Pabarazia politike në BE dhe paradoksi i qëndrimit ndaj Kosovës
Reklamë e Sponsorizuar
Në rregullat e sportit dhe të ligjeve të natyrës, skuadra me rezultatin më të lartë fitoj, ku e madhja mbizotëron mbi të voglën përmes peshës, masës dhe vëllimit. Megjithatë, kur bëhet fjalë për qasjen e Bashkimit Evropian ndaj shtetit të Kosovës, ky parim duket se përmbyset, duke krijuar një situatë ku e vogla duket se dirigjon të madhen.
Kjo dinamikë reflektohet qartë në raportin e votave 5 me 22 brenda BE-së sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet mosnjohëse. Një disbalancë e tillë jo vetëm që zbeh forcën dhe unitetin e vetë Unionit, por dëmton edhe kredibilitetin e tij si një aktor global me standarde të larta politike, ekonomike dhe civile.
Një shqetësim tjetër madhor mbetet praktika e vizitave të zyrtarëve të lartë evropianë, të cilët në mënyrë të përsëritur shmangin fluturimet direkte drejt Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Kjo sjellje diplomatike ngre pikëpyetje të arsyeshme mbi arsyet e këtij hezitimi dhe mbi faturën financiare të këtyre lëvizjeve të tërthorta, të cilat shpesh duket se u shërbejnë kalkulimeve opportuniste dhe interesave të Beogradit zyrtar.
Shpenzimet e këtyre vizitave indirekte bien sërish mbi kurrizin e qytetarëve të Kosovës, e cila renditet ndër vendet më të varfra në Evropë. Veprime të tilla jo vetëm që dëmtojnë imazhin e vetë bllokut evropian në raport me Serbinë, por njëkohësisht i japin hapësirë dhe fuqi artificiale udhëheqësisë serbe dhe politikave të saj.
Për të ruajtur stabilitetin dhe funksionalitetin e kontinentit, BE-ja duhet të tregojë qartësi dhe guxim në tejkalimin e pengesave reale, pa bërë lëshime që bien ndesh me realitetin e paanshëm politik. E ardhmja kërkon drejtësi, vendosmëri dhe zgjidhje të mirëfillta, duke respektuar sovranitetin dhe méritë e secilit vend në rajon.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: