Politikë
Gëzim dhe urime në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës, i pranishëm edhe Ramush Haradinaj
Reklamë e Sponsorizuar
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka dhënë urimet e tij më të ngrohta çiftit të ri, Kushtrimit dhe Aurorës, me rastin e kurorëzimit të tyre në martesë.
Në këtë gëzim familjar, Haradinaj ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Anita. Të pranishëm në atmosferën festive ishin gjithashtu personalitete dhe miq të shumtë, të ardhur si nga vendi ashtu edhe nga diaspora.
"Një kapitull i bukur po fillon për Kushtrimin dhe Aurorën, duke i hapur rrugë shumë momenteve e mundësive që do t’i përjetojnë së bashku", ka shkruar ligjvënësi Haradinaj në mesazhin e tij.
Gjatë këtij evenimenti, ai ka shprehur urimet e sinqerta për familjet Kelani dhe Rrusta, duke i uruar çiftit fat, mbarësi dhe jetë të lumtur në rrugëtimin e tyre të përbashkët.
"Sot, në gazmendin e tyre, bashkë me Anitën patëm nderin të jemi mes shumë miqve nga mbarë vendi dhe diaspora", ka shtuar tutje ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: