Sport
Shtypi austriak pas barazimit me Kosovën: “Arma sekrete” e Rangnickut ndëshkoi Fodën në sekondat e fundit
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Austrisë ka vazhduar serinë e ndeshjeve pa humbje në Ligën e Kombeve, duke siguruar një barazim 1:1 në udhëtim ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të xhiros së katërt të këtij kompeticioni.
Nën drejtimin e ish-selektorit të saj, Franco Foda, ekipi i Kosovës ishte shumë pranë triumfit të madh pasi kishte arritur të kalonte në epërsi, mirëpo austriakët nuk u dorëzuan dhe barazuan rezultatin në çastet e fundit të takimit.
Falë këtij barazimi, Austria ngjitet në kuotën e 8 pikëve dhe, pas katër ndeshjeve të zhvilluara, mban kreun e grupit pa frikën e ndonjë ndryshimi, pavarësisht epilogut të sfidës tjetër ndërmjet Irlandës dhe Izraelit.
Ndërkohë, Kosova renditet në vendin e dytë me 5 pikë të grumbulluara deri më tani, ndonëse rrezikon pozitën e saj aktuale nëse Irlanda arrin rezultat pozitiv në ndeshjen e radhës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: