Politikë
Tubimi i 127-të në kryeqytet, aktivisti Lika paralajmëron lëvizje të forta të drejtësisë kundër Belinda Ballukut
Reklamë e Sponsorizuar
Në tubimin e radhës, i cili shënon protestën e 127-të me radhë, aktivisti Edison Lika ka drejtuar akuza të forta ndaj klasës politike, duke kërkuar llogaridhënie dhe ndëshkim për zyrtarët e përfshirë në keqqeverisje.
Gjatë fjalës së tij, Lika u ndal te pozita e Belinda Ballukut, duke kërkuar që ajo të ballafaqohet me organet e drejtësisë. Ai theksoi se pret nga institucionet përkatëse që së shpejti të procedojnë në Kuvend me kërkesën e dytë për heqjen e imunitetit të saj.
“Ai së bashku me klikën e tij e dinë të gjithë që e ka vendin prapa hekurave dhe e kemi thënë që muaji tetor do të jetë muaji i Belind Ballukut. Këtë muaj ajo e ka vendin në burg, dhe ne presim nga institucionet e drejtësisë që të dërgojnë në parlament kërkesën e dytë të heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut”, u shpreh Lika.
Ndër të tjera, aktivisti i bëri thirrje qytetarëve të pranishëm se ndryshimi mund të vijë vetëm përmes angazhimit qytetar në këtë shesh, duke vënë në shënjestër atë që e cilësoi si një sistem politik 36-vjeçar të udhëhequr nga Edi Rama dhe Sali Berisha.
“Këtë regjim, këtë klikë 36-vjeçare që e udhëheq Edi Rama dhe Sali Berisha, vetëm ky shesh mund ta kthejë pas”, deklaroi ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: