Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Tubimi i 127-të në kryeqytet, aktivisti Lika paralajmëron lëvizje të forta të drejtësisë kundër Belinda Ballukut

Redaksia Lajmetereja • 04-10-2026 18:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tubimi i 127-të në kryeqytet, aktivisti Lika paralajmëron lëvizje të forta të drejtësisë kundër Belinda Ballukut
Në tubimin e radhës, i cili shënon protestën e 127-të me radhë, aktivisti Edison Lika ka drejtuar akuza të forta ndaj klasës politike, duke kërkuar llogaridhënie dhe ndëshkim për zyrtarët e përfshirë në keqqeverisje. Gjatë fjalës së tij, Lika u ndal te pozita e Belinda Ballukut, duke kërkuar që ajo të ballafaqohet me organet e drejtësisë. Ai theksoi se pret nga institucionet përkatëse që së shpejti të procedojnë në Kuvend me kërkesën e dytë për heqjen e imunitetit të saj. “Ai së bashku me klikën e tij e dinë të gjithë që e ka vendin prapa hekurave dhe e kemi thënë që muaji tetor do të jetë muaji i Belind Ballukut. Këtë muaj ajo e ka vendin në burg, dhe ne presim nga institucionet e drejtësisë që të dërgojnë në parlament kërkesën e dytë të heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut”, u shpreh Lika. Ndër të tjera, aktivisti i bëri thirrje qytetarëve të pranishëm se ndryshimi mund të vijë vetëm përmes angazhimit qytetar në këtë shesh, duke vënë në shënjestër atë që e cilësoi si një sistem politik 36-vjeçar të udhëhequr nga Edi Rama dhe Sali Berisha. “Këtë regjim, këtë klikë 36-vjeçare që e udhëheq Edi Rama dhe Sali Berisha, vetëm ky shesh mund ta kthejë pas”, deklaroi ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar