Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Kosova ndalet në çastet e fundit, Austria i rrëmben fitoren në Prishtinë

Redaksia Lajmetereja • 04-10-2026 18:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kosova ndalet në çastet e fundit, Austria i rrëmben fitoren në Prishtinë
Kombëtarja e Kosovës ka regjistruar një barazim zhgënjyes 1:1 ndaj Austrisë në sfidën e vlefshme për Ligën e Kombeve, e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet. “Dardanët” ishin shumë pranë triumfit kur arritën të zhbllokonin rezultatin në minutën e 69-të. Ishte sulmuesi Fisnik Asllani ai i cili dërgoj topin në rrjetë për 1:0, pas një aksioni të rrjedhshëm dhe një asistimi perfekt nga Edon Zhegrova. Megjithatë, epërsia e vendasve nuk rezistoi deri në fund. Austria përfitoj nga një pakujdesi në mbrojtje dhe barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 85-të, përmes një finalizimi nga Christoph Lang. Pas këtij barazimi, Përfaqësuesja e Kosovës ngjitet në kuotën e pesë pikëve në tabelë, ndërsa Austria ruan pozitën e parë në grup, duke u ngjitur në tetë pikë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar