Sport
Në qendër të vëmendjes në Europë, Ronaldo thyen heshtjen dhe nis misionin e madh të karrierës
Reklamë e Sponsorizuar
Kryefjala e mediave evropiane, Kristiano Ronaldo, është rikthyer në vëmendje pas zhvillimeve dramatike që çuan në largimin e tij nga grumbullimi i kombëtares portugeze, pasi mori konfirmimin se nuk do të aktivizohej si titullar në Ligën e Kombeve.
Pavarësisht se trajneri Zhorge Zhezus shprehu gatishmërinë për një takim sqarues me sulmuesin, duket se vendimi i tij është i pakthyeshëm. Pas largimit nga Danimarka tre ditë më parë, ylli portugez ka habitur opinionin sportiv duke u rishfaqur sot në Riad të Arabisë Saudite, ku i është bashkuar menjëherë seancave stërvitëse me skuadrën e Al-Nasr.
Burime të afërta me futbollistin bëjnë me dije se ky hap i shpejtë synon t'i japë fund epizodit të pakëndshëm me përfaqësuesen dhe ta rikthejë menjëherë nën ritmin e garës, për t'u përqendruar plotësisht te synimi i tij madhor.
Është tashmë e qartë se legjenda portugeze është e vendosur të kapë shifrën historike prej 1000 golash në karrierën e tij profesioniste. Për këtë arsye, ai kërkon të ruajë ritmin e lartë të shënimeve në kampionatin arab, duke e kthyer këtë objektiv në sfidën përfundimtare të rrugëtimit të tij në futboll.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: