Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Testi i thjeshtë i urinës që paralajmëron rreziqet e fshehura për zemrën dhe veshkat

Redaksia Lajmetereja • 04-10-2026 15:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Testi i thjeshtë i urinës që paralajmëron rreziqet e fshehura për zemrën dhe veshkat
Një kontroll rutinor i urinës mund të shërbejë si një sinjal i fuqishëm alarmi për gjendjen e veshkave dhe për shëndetin e sistemit kardiovaskular. Bëhet fjalë për analizën e njohur si uACR, e cila mat raportin mes albuminës dhe kreatininës në urinë. Ky testim sygjerohet sidomos për individët që vuajnë nga diabeti i tipit 2 ose nga tensioni i lartë i gjakut, duke qenë se dëmtimet e veshkave shpesh përparojnë në heshtje, pa shfaqur shenja klinike në faza të hershme. Specialistët e fushës së kardio-nefrologjisë theksojnë se zbulimi i hershëm i pranisë së albuminës në urinë (albuminurisë) luan një rol kyç në përcaktimin e pacientëve që mbartin rrezik të lartë, duke mundësuar ndërhyrjen e shpejtë për të mbrojtur zemrën dhe veshkat. Procedura konsiston në matjen e raportit të albuminës me kreatininën përmes një mostre urine, e cila zakonisht merret gjatë orëve të para të mëngjesit. Për shkak se fazat e para të sëmundjeve renale janë asimptomatike, analiza laboratorike mbetet mjeti kryesor për të konstatuar ndryshimet në organizëm për pa u shfaqur shqetësimet e dukshme. Massimo Morosetti, president i Fondacionit Italian të Veshkave, e cilëson këtë procedurë si një metodë jashtëzakonisht ekonomike dhe shumë të lehtë për t'u realizuar. Evidentimi i hershëm i një problemi në veshka ka një peshë të veçantë edhe sa i përket mjekimit me barna. Një funksionalitet i ulur renal mund të korigjojë dozimin ose llojin e medikamenteve, aspekt që duhet vlerësuar me kujdes nga mjeku kurues. Lidhja mes zemrës dhe veshkave është mjaft e ngushtë. Për këtë arsye, monitorimi i shëndetit renal dhe kontrolli i albuminurisë ofrojnë të dhëna plotësuese shumë të vlefshme. Në kohën kur treguesi eGFR tregon shkallën e filtrimit të gjakut nga veshkat, analiza uACR sinjalizon nëse albumina, e cila në kushte normale ndalet nga filtri renal, po depërton në urinë. Kjo do të thotë se një pacient mund të shfaqë nivele normale të eGFR-së, por njëkohësisht të vuajë nga albuminuria, çka tregon se matja e thjeshtë e filtrimit nuk mjaftueshëm për të kapur rrezikun në kohë. Sipas Leonardo De Luca, drejtor i Repartit të Kardiologjisë në Fondacionin IRCCS Policlinico San Matteo të Pavias, veshka mund të ruajë aftësinë e mirë filtruese, por njëkohësisht të lejojë rrjedhjen e sasive minimale të albuminës. Një qasje e kombinuar për shëndetin renal dhe atë kardiak Udhëzimet evropiane i japin rëndësi të madhe një qasjeje të integruar përballë sëmundjeve kardiovaskulare dhe atyre kronike të veshkave. Objektivi kryesor nuk është vetëm diagnostikimi i patologjisë renale, por pikërisht dallimi i hershëm i personave të rrezikuar, me qëllim ngadalësimin e ecurisë së sëmundjes dhe minimizimin e komplikacioneve në zemër. Kjo çështje u trajtua gjerësisht edhe gjatë nismës “EU Screening Week” – javës evropiane të depistimit dhe diagnostikimit të hershëm, e cila u organizua nga data 28 shtator deri më 4 tetor në kuadër të planit “Safe Hearts” të Komisionit Evropian.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar