Politikë
Miratimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara, Tahiri: Kuvendi të mos bëjë lojëra nesër
Reklamë e Sponsorizuar
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i ka bërë thirrje Kuvendit që gjatë seancës së nesërme të miratojë në të dy leximet Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai ka theksuar se ky akt ligjor duhet të shërbejë vetëm si pikënisje për një angazhim më të gjerë shtetëror në mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare dhe historisë sonë.
Duke iu drejtuar kolegëve deputetë, Tahiri ka kërkuar që kjo temë të mos shihet si terren për përleshje politike, duke shtuar se amendamentet e mundshme duhet të analizohen me shumë kujdes gjatë leximit të dytë.
“Nesër nuk duhet të bëhet lojë me asnjërin lexim”, ka shkruar ai.
Ligjvënësi i AAK-së ka shtuar gjithashtu se nëse Komisioni për Legjislacion ka lënë pa përfshirë ndonjë aspekt të rëndësishëm, duhet të ndërhyhet me amendamentet e duhura për të përmirësuar tekstin e ligjit.
Në vlerësimin e tij, Kosova ka nevojë urgjente për një qasje të unifikuar dhe serioze institucionale karshi procesit gjyqësor që po zhvillohet në Hagë.
Sipas Tahirit, dy vitet e ardhshme kërkojnë seriozitet maksimal nga ana e shtetit në këtë drejtim.
“Nesër nuk duhet të jetë fundi i një debati, por fillimi i një pune më të madhe të shtetit për çlirimtarët”, ka përfunduar shkrimin e tij deputeti Tahiri.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: