Aktuale
Kurorëzojnë dashurinë në martesë Kushtrim Kelani dhe Aurora Rrusta: Festë madhështore me tradita shqiptare
Reklamë e Sponsorizuar
Kushtrim Kelani dhe Aurora Rrusta kanë kurorëzuar dashurinë e lor me martesë, duke i dhënë fund beqarisë në një ceremoni festive të organizuar këtë të diel.
Ngjarja e rëndësishme ka nisur sipas zakoneve më të bukura tradicionale shqiptare, ku momenti kryesor ka qenë ai i marrjes së nuses.
Të afërmit dhe pjesëtarët e familjes së dhëndrit janë nisur drejt fshatit Nekoc, vendlindjes së Aurorës, për të kryer këtë ritual të njohur të dasmës shqiptare.
Në fotot dhe videot e shpërndara në rrjetet sociale, Kushtrimi duket mjaft elegant i veshur me një kostum ngjyrë të kaltër, ndërsa nusja Aurora mahnit me pamjen e saj dhe fustanin tradicional të bardhë.
Në këtë atmosferë gëzimi kanë kontribuar edhe defatoret, të cilat me këngët dhe ritmet tradicionale kanë shoqëruar çdo hap të marrjes së nuses, duke sjellë një ambient edhe më festiv.
Kushtrimi dhe Aurora kanë vendosur ta nisin rrugëtimin e tyre të përbashkët si çift duke respektuar traditat e hershme të dasmës, të shoqëruar ngrohtësisht nga familjarët dhe miqtë e tyre më të ngushtë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: