Kronikë
Përplasje automjetesh në aksin Klinë–Gjakovë, katër të lënduar përfundojnë në spital
Reklamë e Sponsorizuar
Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 13:45, në magjistralen Klinë–Gjakovë, konkretisht në territorin e fshatit Volljak të Klinës.
Lajmin për këtë ngjarje e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se në këtë përplasje janë përfshirë dy automjete.
Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë pësuar lëndime dhe janë nisur menjëherë për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Ndërkohë, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: