Aktuale
Pyetje publike Kryetarin e Komunës së Prishtinës z. Përparim Rama dhe për Drejtorin e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, z. Bujar Gashi
Reklamë e Sponsorizuar
Kam marrë pjesë në testin me shkrim për pozitën e infermierit në Mjekësinë Urgjente dhe nuk dhe 200 kandidat të tjerë nuk e kemi arritur ta kalojmë testin.
E pranoj rezultatin e testit. Por kam një pyetje shumë konkrete: a është një test me shkrim mënyra e vetme për të vlerësuar nëse një infermier është i aftë të punojë në Mjekësinë Urgjente?
Në një situatë reale emergjente, kur një pacient vjen pas një aksidenti, a është prioriteti i infermierit të dijë një fakt historik, si kush e zbuloi vaksinën kundër variolës, apo të dijë të bëjë vlerësimin fillestar të pacientit, të identifikojë rrezikun për jetën, të vendosë prioritetet dhe të ndërhyjë sipas protokolleve të urgjencës?
Nëse pacienti është pa vetëdije dhe nuk merr frymë normalisht, infermieri nuk ka kohë t’i japë ligjëratë pacientit. Duhet të vlerësojë situatën dhe të veprojë menjëherë sipas protokolleve përkatëse.
Prandaj pyetja ime është e thjeshtë:
Pse kandidatët për një pozitë në Mjekësinë Urgjente nuk vlerësohen edhe praktikisht?
Unë kam përvojë praktike dhe jam i gatshëm të testohem në çdo skenar të simuluar, në kushte të kontrolluara dhe me të njëjtat kritere që do të zbatoheshin për çdo kandidat tjetër.
Më testoni në një rast të simuluar: traumë, pacient pa vetëdije, arrest kardiak, gjakderdhje apo një situatë tjetër urgjente. Le të vlerësohet çfarë di të bëj, si reagoj nën presion, si i përcaktoj prioritetet dhe sa i respektoj protokollet.
Nëse nuk jam i aftë praktikisht, rezultati do të jetë i qartë. Nëse jam i aftë, atëherë pyetja mbetet: a duhet që një test teorik të jetë i vetmi filtër për një profesion ku aftësia praktike mund të jetë vendimtare për jetën e pacientit?
Kërkesa ime nuk është të më jepet një vend pune pa meritë. Përkundrazi, kërkoj të më jepet mundësia të dëshmoj aftësinë time me një vlerësim praktik, objektiv dhe të njëjtë për të gjithë.
Transparencë, kritere të qarta dhe vlerësim i aftësive reale profesionale. Kaq kërkoj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: