Sport
Kualifikueset e Evropianit: Përfaqësuesja U17 e Kosovës pëson humbje të thellë ndaj Irlandës
Reklamë e Sponsorizuar
Kombëtarja e Kosovës për grupmoshat U17 në futboll ka regjistruar një humbje të rëndë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian 2027, duke u mposhtur nga bashkëmoshataret e Irlandës me shifrat e thella 6:0.
Dueli zyrtar u zhvillua të dielën në stadiumin “Arena Egnatia” në qytetin e Rrogozhinës, ku vajzat e Kosovës nuk arritën të përballonin ritmin e lojës së imponuar nga kundërshtaret.
Përfaqësuesja irlandeze e sigurojë fitoren e thellë falë paraqitjes së shkëlqyer në fushë, ndërsa në listën e golashënueseve u dalluan Lara Dallaghan dhe Ellen Goggin, të cilat arritën të tundin rrjetën nga dy herë secila.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: