Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Nga vendimet e mëdha te lojërat me fëmijët: Sam Altman zbulon ritualin e tij pas një dite të lodhshme

Redaksia Lajmetereja • 04-10-2026 12:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Nga vendimet e mëdha te lojërat me fëmijët: Sam Altman zbulon ritualin e tij pas një dite të lodhshme
Drejtuesi ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një reflektim të sinqertë rreth kontrastit të fortë mes angazhimeve profesionale dhe jetës familjare. Nëpërmjet një postimi në platformën X, Altman ka përshkruar kalimin nga mbyllja e një dite të ngarkuar me telefonata dhe vendime me peshë të madhe, te përballja e menjëhershme me dashurinë e pakushtëzuar të fëmijëve të tij të vegjël, të cilët e presin në shtëpi për të luajtur dhe për të ndarë zbulimet e tyre të përditshme. "Kontrasti mes mbylljes së telefonatës së fundit të ditës me vendime të rëndësishme dhe hyrjes në shtëpi një minutë më pas, ku të presin fëmijët e vegjël me dashuri të pastër, për të qeshur, luajtur dhe për të treguar çdo zbulim të ditës, është gjëja më e çuditshme dhe më e bukur që kam përjetuar ndonjëherë në jetë", ka shkruar ai. Ky rrëfim personal ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjet, ku mjaft përdorues janë bashkuar me mendimin e tij. Disa e kanë konsideruar këtë ndjesi si dhuratën më të çmuar të ekzistencës, ndërsa të tjerë e kanë vlerësuar fëmijërinë si një bekim të vërtetë. Po kështu, nuk kanë munguar komentet e ndjekësve që e shohin këtë kalim nga bota korporative te ajo familjare si terapinë më të mirë për t'u shkëputur nga stresi dhe ngarkesa e madhe e përditshmërisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar