Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Kushti i PDK-së për Presidentin, Bedri Hamza: Së pari të miratohet ndryshimi i ligjit për Specialen, pastaj zgjedhjet

Redaksia Lajmetereja • 04-10-2026 12:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kushti i PDK-së për Presidentin, Bedri Hamza: Së pari të miratohet ndryshimi i ligjit për Specialen, pastaj zgjedhjet
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se pozicioni zyrtar i partisë që ai drejton është që ndryshimet ligjore për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar në Hagë të kalojnë në dy leximet, para se të procedohet me nominimin dhe zgjedhjen e Presidentit të ri, me qëllim të parandalimit të një procesi të ri zgjedhor. Dukefolurpara mediave para nisjes së mbledhjes së partisë, Hamza nënvizoi se ky qëndrim nuk përbën një interes ngushtësisht partiak, por mbron vlera më të larta shtetërore dhe kombëtare. “Kërkesa dhe qëndrimi i PDK-së është edhe kjo nuk është për PDK-në. UÇK-ja është më e madhe se PDK-ja. Historia, e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës është më e madhe se gjithçka. Kosova është më e madhe se ne. Ne po themi të aprovohet ligji në të dy leximet, pastaj të propozohet emri për President dhe të zgjidhet Presidenti, e të shmangen zgjedhjet. Nëse dikush tjetër ka plan me e çu vendin në zgjedhje, është temë tjetër”, u shpreh Hamza. Pas këtyre zhvillimeve, Kryesia dhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës do të zhvillojnë një takim të përbashkët në selinë qendrore të partisë. Në këtë mbledhje pritet të analizohet situata e re politike, e cila vjen pas raundit të fundit të bisedimeve ndërmjet kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, dhe kryeministrit e njëkohësisht kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar