Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Tmerr në Itali: Zjarr masiv dhe shpërthim në një kamping turistik, plagosen 24 persona

Redaksia Lajmetereja • 04-10-2026 11:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tmerr në Itali: Zjarr masiv dhe shpërthim në një kamping turistik, plagosen 24 persona
Një ngjarje e rëndë ka tronditur orët e para të mëngjesit Italinë, pasi flakët përfshinë kampingun e njohur “Bella Italia” në Peskiera del Garda, pranë qytetit të Veronës, duke lënë pas 24 të lënduar. Sipas informacioneve zyrtare, zjarri i fuqizuar ka shkrumbuar rreth 20 shtëpi të lëvizshme. Në kohën e rënies së zjarrit, kompleksi turistik ishte i mbushur me pushues të cilët u përfshinë nga paniku. Balanci i emergjencës flet për një të plagosur në gjendje kritike për jetën, shtatë të tjerë me lëndime mesatare, ndërsa 16 të tjerë kanë pësuar dëmtime më të lehta dhe janë transportuar menjëherë drejt spitaleve rajonale. Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe ekipeve të shpëtimit është shoqëruar me vështirësi të mëdha për shkak të pranisë së automjeteve dhe bombolave të gazit, të cilat u shoqëruan edhe me një shpërthim të fuqishëm gjatë kohës së përhapjes së flakëve. Autoritetet italiane bëjnë me dije se situata tashmë ndodhet plotësisht nën kontroll dhe vatrat janë shuar, ndërkohë që ekipet e emergjencës po vijojnë inspektimet për të garantuar sigurinë totale në zonë. Shkaqet që çuan në shpërthimin e këtij zjarri tragjik mbeten ende mister.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar