Sport
Polemikë për penalltinë e patreguar ndaj Uzunit në ndeshjen me Finlandën: Çfarë thotë inteligjenca artificiale?
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Shqipërisë u ndal me rezultat 2-1 në udhëtimin ndaj Finlandës, në një sfidë ku kuqezinjtë u treguan të pafat dhe u ndëshkuar nga vendime të dyshimta në fushë.
Momento më i nxehtë i ndeshjes u regjistrua në minutën e 79-të, kur sulmuesi Myrto Uzuni u rrëzua brenda zonës së rreptësisë pas një ndërhyrjeje nga lojtari finlandez, Adam Markhiev.
Pavarësisht kësaj, gjyqtari kryesor Hennessy zgjodhi të mos akordonte penallti, duke e ndëshkuar sulmuesin nga Berati me karton të verdhë për gjoja simulim. Pas një rishikimi të shkurtër nëpërmjet sistemit VAR, vendimi përfundimtar u mor për pozicion jashtë loje.
Për t'i dhënë një dritë të re këtij rasti të diskutueshëm, pamjet filmike iu nënshtruan analizës së modelit të avancuar të inteligjencës artificiale, “ChatGPT”, i cili dha këtë verdikt: “Po, sipas gjykimit tim kjo është penallti. Duke e rishikuar situatën, do të kisha akorduar 11-metërsh në favor të Uzunit”.
Në analizën e tij, programi shtoi se kontakti i mbrojtësit kundërshtar ishte plotësisht i mjaftueshëm për ta rrëzuar sulmuesin shqiptar dhe nuk përbën aspak simulim.
Në këtë mënyrë, fakti që gjyqtari e ndëshkoi lojtarin kuqezi për gjoja simuluar, ndërkohë që dhoma e VAR-it ndërhyri për të verifikuar aksionin, e shndërron këtë episod në një nga vendimet më të kontestuara të sfidës, ku përfundimi mbetet i prerë: Ishte penallti e pastër.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: