Kronikë
Tragjedi në Korçë: Përplaset për vdekje 60-vjeçari me motor, plagoset rëndë efektivi i policisë
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë trafiku ka tronditur mëngjesin e sotëm hyrjen e qytetit të Korçës, duke lënë pas një viktimë dhe një të plagosur rëndë.
Sipas informacioneve paraprake, një drejtues motomjeti rreth 60 vjeç ka ndërruar jetë pasi u përfshi në një përplasje fatale me një makinë, e cila drejtohej nga një punonjës i policisë rrugore që sapo kishte mbyllur orarin e shërbimit.
Si pasojë e goditjes së fortë, edhe efektivi i policisë ka pësuar dëmtime të rënda trupore dhe është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës, ku po merr trajtim mjekësor të specializuar në repartin e reanimacionit.
Ndërkohë, grupi hetues ndodhet në vendngjarje dhe po punon intensivisht për të zbardhur dinamikën e plotë dhe shkaqet që sollën këtë aksident tragjik.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: