Aktuale
Përplasje e fortë në Milano: Autobusi i linjës bëhet copë pas goditjes me makinë, lëndohen 7 persona
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë trafiku ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Milanit, ku një autobus i linjës publike ATM, konkretisht i linjës 79, është përfshirë në një përplasje të dhunshme me një automjet privat.
Ngjarja ka ndodhur pak përpara orës 19:00, në afërsi të kryqëzimit mes Via della Chiesa Rossa dhe Via Gratosoglio, duke shkaktuar momente paniku për udhëtarët dhe kalimtarët në zonë.
Bazuar në informacionet e deritanishme nga autoritetet vendase, shkaqet e këtij incidenti të rëndë mbeten ende plotësisht të paqarta, ndërsa grupet hetimore po kqyrin vendin e ngjarjes për të zbardhur dinamikën e plotë të përplasjes.
Si pasojë e këtij aksidenti rrugor, fatmirësisht shtatë persona kanë pësuar lëndime të lehta, të cilët janë trajtuar menjëherë në vendngjarje nga ekipet mjekësore të emergjencës që mbërritën me shpejtësi në terren.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: