Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

“Ajo ndodhet në gjendje të rëndë” – Ema Andrea flet hapur për situatën e vështirë të Monika Lubonjës pas skandalit me videot

Redaksia Lajmetereja • 03-10-2026 20:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“Ajo ndodhet në gjendje të rëndë” – Ema Andrea flet hapur për situatën e vështirë të Monika Lubonjës pas skandalit me videot
Vala e fundit e publikimit të pamjeve intime të figurave publike në rrjetet sociale ka qenë tema kryesore e diskutimit në pjesën e parë të emisionit “Goca dhe Gra” transmetuar në Top Channel. Gjatë bisedës, aktorja e njohur Ema Andrea ndau me publikun se ka pasur një komunikim të drejtpërdrejtë me Monika Lubonjën, duke e përshkruar gjendjen e kësaj të fundit si “më shumë se e gjunjëzuar”. Ajo ka bërë thirrje për maturi dhe solidaritet, duke kërkuar që publiku të shmangë gjykimet e ashpra dhe linçimet publike. “Kam patur kontakte me Monikën. Është më shumë se e gjunjëzuar, kaq mund të them, se nuk dua të thyej besimin e saj. Është rëndë bajagi me i hedh gurë të tjerë sipër. Nëse duan të dalin publikisht, për të dhënë versionin e tyre. Prandaj po ngul këmbë që të mos i bëjmë gjërat bardh e zi. Nuk është çështje viktimizimi”, u shpreh Ema Andrea gjatë emisionit. Më tej, diskutim u hap edhe rreth konceptit të martesës, ku Ema theksoi rëndësinë e konsolidimit të institucionit familjar. Ajo vuri në dukje se hapi i kurorëzimit kërkon përgjegjësi të lartë dhe reflektim të thellë përpara se të ndërmerret. “Nuk është e bukur të tradhtosh dhe nuk është as e bukur dhe e moralshme të gënjesh. Institucioni i familjes duhet të forcohet. Nuk mundet të shtrëngojmë një njeri të jetojë në gënjeshtër se ka bërë një gabim. Institucioni i martesës duhet të forcohet dhe duhet matur mirë kur e merr këtë vendim, ose mos e merr. Se i bën fëmijët dhe ikën. Ke marrë nga koha e familjes, e bashkëshortes”, deklaroi ndër të tjera ajo.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar