Kronikë
Tragjedi në Kaçanik: Humb jetën në rrethana misterioze një 19-vjeçar
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e së shtunës fshatin Nikaj të Kaçanikut, ku një i ri 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda ambientit familjar.
Informacionin e ka konfirmuar zyrtarisht zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka bërë të ditur se autoritetet janë njoftuar rreth orës 13:30 nga familjarët e viktimës, të cilët e kishin gjetur djalin e tyre pa shenja jetës.
Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendngjarje kanë zbarkuar njësitet relevante policore nga Stacioni i Kaçanikut, hetuesit rajonalë, ekspertët e forenzikës, si dhe ekipi mjekësor i Qendrës së Mjekësisë Familjare, ku ky i fundit ka konstatuar edhe zyrtarisht vdekjen e të riut.
Në bazë të këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe ekzaminimit paraprak të trupit, organet e rendit bëjnë me dije se nuk janë vërejtur shenja apo elemente që do të sugjeronin përfshirjen e ndonjë pale të tretë në këtë tragjedi.
"Duke u nisur nga faktet e para në terren, dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje. Për këtë rast është vënë në dijeni prokurori kujdestar i shtetit, i cili u ka dhënë dritën jeshile hetuesve rajonalë që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave që çuan drejt këtij fataliteti", u shpreh zëdhënësi Veseli.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: