Aktuale
Afati fundor deri të dielën: OVL-UÇK paralajmëron protesta për Ligjin e Speciales
Reklamë e Sponsorizuar
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka vendosur një afat të prerë për spektrin politik, duke kërkuar që brenda ditës së nesërme (e diel) të finalizohet një konsensus për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Në të kundërt, nga kjo organizatë paralajmërohet ashpërsim i hapa dhe veprimeve në terren.
Kjo thirrje është bërë publike përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, ku krahas ultimatumit, është thirrur edhe një protestë masive për ditën e hënë, më 5 tetor, duke filluar nga ora 12:00, në sheshin para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.
“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i fton të gjithë qytetarët që të hënën, më 5 tetor, nga ora 12:00, të mblidhemi para Kuvendit të Kosovës për të shprehur pakënaqësinë ndaj kësaj qasjeje të papërgjegjshme të pushtetit. Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së janë thellësisht të indinjuara me qasjen e z.Kurt, i cili po bënë kalkulime politike edhe me dhimbjen, sakrificën dhe dinjitetin e qytetarëve të Kosovës. Afati për arritjen e një marrëveshjeje politike dhe procedurale që do të mundësonte votimin e menjëhershëm të të dy leximeve të plotësimeve dhe ndryshimeve të Ligjit për Gjykatën Speciale, për veteranët e UÇK-së është vetëm deri nesër, e diel”, thuhet në njoftimin e plotë të organizatës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: