Politikë
Haradinaj kritikon takimet e liderëve: Janë vetëm manovra, më 6 tetor të gjithë në shesh
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i degës së AAK-së, Daut Haradinaj, ka adresuar kritika të ashpra ndaj takimet e fundit ndërmjet krerëve politikë, duke i quajtur ato si tubime të kota që nuk do të sjellin asnjë rezultat konkret për vendin.
Në një reagim publik, ai ka theksuar se këto bisedime nuk janë gjë tjetër veçse manovra mes politikanëve për të parë se kush mund t'ia hedhë tjetrit, pa pasur ndonjë qëllim të sinqertë në shërbim të qytetarëve.
Sipas Haradinajt, në vend të këtyre takimeve sterile, fokusi dhe energjia e qytetarëve duhet të drejtohen diku tjetër, duke bërë thirrje që data 6 tetor t'i gjejë të gjithë qytetarët në shesh.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: