Politikë
Haziri zbulon shifrat: LDK ka 18 deputetë të gatshëm për zgjedhjen e Presidentit
Reklamë e Sponsorizuar
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është pyetur lidhur me mundësinë e mbështetjes së kandidaturës së Bekim Sejdiut për postin e Presidentit, nëse arrihet një marrëveshje e gjerë politike që përfshin edhe Partinë Demokratike të Kosovës.
Sipas Hazirit, debati aktual nuk duhet të përqendrohet tek emri i përveçëm i z. Sejdiu, por te nevoja urgjente për një konsensus politik që garanton unitet gjatë procesit të votimit.
"Praktikisht, nuk ka të bëjë me emrin e përveçëm, nuk ka të bëjë kurrgjë me Bekimin, si i propozuar dhe si kandidat me kredibilitet. Ka të bëjë me mosarritjen e një konsensusi i cili ia siguron unitetin e votimit, në mënyrë që ai me siguru unitetin e popullit në të ardhmen", u shpreh ai gjatë deklaratës së tij.
Në lidhje me qëndrimin e grupit parlamentar të kësaj partie dhe nëse do të ketë mbështetje unanime për këtë kandidaturë në kuadër të një pakti politik, Haziri theksoi se LDK-ja ruan kohezionin e saj të brendshëm dhe se numri i deputetëve që mund të votojnë është më i lartë se sa përflitet në opinione të ndryshme.
"Mos na ndani, ne jemi 18. Ne e kemi një dallim, një rast, po LDK-ja e ka një vlerë të demokracisë, ne bashkohemi në dallimet tona. Kështu që ajo është vetëm një episod që ka ndodhur në një rast kur janë dalluar...", përfundoi Haziri.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: