Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Skifteri i shkrepave: Portreti i burrit me shpirt graniti dhe ideal të patjetërsueshëm kombëtar

Redaksia Lajmetereja • 03-10-2026 16:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Skifteri i shkrepave: Portreti i burrit me shpirt graniti dhe ideal të patjetërsueshëm kombëtar
Ishte njeri me shpirt graniti, ndërsa në kokë mbante gjithmonë maramën dhe plisin tradicional. I rreptë, me zemër çeliku dhe i pamëshirshëm ndaj armiqve, ai mishëronte forcën e qëndresës shqiptare. Edhe pse me profesion ishte imam, kudo që predikonte përcillte mesazhin e fuqishëm se pa atdhe dhe liri, feja nuk është gjë tjetër veçse një mallkim. Në cilësinë e drejtuesit të NDSH-së për rajonin e Llapit, ai ngriti në këmbë rininë me thirrjen therëse: «Derisa e kemi Shqipërinë, pse të jetojmë nën zgjedhën serbo-sllavë? Zgjohuni, o vëllezër shqiptarë, se unë, për së gjalli, nuk pranoj të jetoj në Serbi, e cila i ka vrare dhe masakruar të parët tanë, duke na rrëmbyer vatrat dhe trojet nga Nishideri e deri në Sjenicë». Ai kujtonte se këta elementë të paskrupullt, madje edhe përgjatë Luftës Antifashiste, i kishin larë në gjak shqiptarët, pavarësisht se eshtrat e tyre kishin mbetur deri në Srem. Megjithëse u dënua disa herë me burgime të rënda, deri në frymën e fundit ai mbeti një skifteri i vërtetë, duke ruajtur e mbrojtur vatrat në shkrebët dhe pllajat e Sharrit e të Krajës. Ushqehej me prodhimet e tokës së Fushës së Kosovës, ndërsa pushimin e gjente dhe etjen e shuante pranë krojeve të Grykës së Rugovës. Toka e Llapit i shërbente si dyshek, gurët e Gallapit si jastëk, kurse rrasat e Malësisë së Gjakovës ishin jorgani i tij. Për të, Çamëria dhe Tivari mbetën plagë të hapura e të pashëruara. Ai njihej gjithashtu për kritika të ashpra ndaj Konferencës së Londrës, Berlinit dhe politikanëve të shitur, të cilët për interesa personale kishin gjymtuar trungun e Shqipërisë. Ky shkrim sjek dëshminë e kohës, shkruar nga Arif Ejupi në Gjenevë, më 28 Nëntor 1995. Çdo riprodhim, shpërndarje, publikim ose shfrytëzim i paautorizuar i këtij materiali, në çfarëdo forme apo mënyre, përbën shkelje të të drejtave të autorit dhe bie ndesh me dispozitat ligjore në fuqi. Shkelësit e këtyre të drejtave mund të përballen me masa ligjore përkatëse.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar