Ekonomi
VLEN: Bashkimi Evropian lëvdon reformat, Maqedonia e Veriut siguron 140 milionë euro nga Plani i Rritjes
Reklamë e Sponsorizuar
Koalicioni VLEN ka shprehur mirëseardhjen për vlerësimet pozitive të dhëna nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, lidhur me hapat e ndërmarrë në kuadër të Planit të Rritjes.
Gjatë qëndrimit të saj në Shkup, zyrtarja e lartë e BE-ja e cilësoi ecurinë e reformave si mbresëlënëse, duke paralajmëruar gjithashtu derdhjen e fondeve shtesë gjatë javëve në vijim, përveç 140 milionë eurove që Maqedonisë së Veriut i janë derodhur tashmë në llogari, bëhet e ditur përmes një reagimi publik të kësaj force politike.
Sipas tyre, ky mbështetje financiare përbën një dëshmi të qartë të angazhimit institucional dhe seriozitetit të treguar në përmbushjen e detyrimeve eurointegruese.
Aktualisht, Ministria për Çështje Evropiane, nën drejtimin e zëvendëskryeministrit të parë Bekim Sali, mban përgjegjësinë e koordinimit të Agjendës së Reformave, duke mbikëqyrur nga afër punën e dikastereve shtetërore.
Nga VLEN theksojnë se ky vlerësim nga Brukseli shërben si një shtysë e fortë për të intensifikuar ritmin e punës dhe për të realizuar detyrimet e ardhshme brenda afateve kohore të parashikuara. Njëkohësisht, koalicioni ka përshëndetur angazhimin e Bashkimit Evropian për zhbllokimin e procesit integrues të vendit, duke shpresuar në kapërcimin e pengesave aktuale me qëllim avancimin e negociatave me Brukselin.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: